Të fundit

Kurti niset drejt kryeqendrës amerikane Uashington D.C

Përmes një ‘Story’ në Instagram, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është nisur drejt kryeqendrës amerikane, Uashington D.C.

Kurti ka thënë se do të avokojë për vlerat dhe prioritetet e Kosovës, por nuk ka dhënë ndonjë informacion se me kë do të takohet apo me çfarë niveli zyrtarësh.

“Nga Detroiti për në Washington D.C për të avokuar për vlerat e prioritet e Republikës së Kosovës në nivelin politik”, ka shkruar Kurti.

Gjitashtu, në Uashington D.C, Kurti ka bërë të ditur se do të bashkëbisedojë edhe me shoqërinë civile, investitorët potencialë dhe porfesionistët e mërgatës.

“… dhe për të bashkëbiseduar me shoqërinë civile, investitorë potencialë dhe profesionistë të mërgatës”, ka njoftuar kryeministri.

Sipas një njoftimi për media të dërguar dje nga Zyra e Kryeministrit, Kurti me 15 maj ka qëndruar në shtetin e Illinois, në Chicago, ku ka takuar bashkatdhetarë. Pas Illinois, ai ka udhëtuar në shtetin e Michigan.

Në bazë të njoftimit, Kurti do t’i ketë edhe tri vizita në ditët në vijim, Washington D.C., Massachusetts e New York.

“Kryeministri Kurti deri tani ka zhvilluar vizita dhe takime në Washington D.C, California, Texas, Iowa, Illinois, ndërkaq sot ka udhëtuar për në Michigan, për të vazhduar pastaj në Washington D.C., Massachusetts e New York”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci