Të fundit

Gjukanoviq nuk e cilëson të mbyllur çështjen e demarkacionit

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka folur në Prishtinë për çështjen e demarkacionit të kufirit Kosovë-Mali i Zi.

Ai tha se është verifikuar marrëveshja për kufirin në të dy parlamentet tona dhe problem për këtë çështje mund të krijojë vetëm ata që e shohin si problematike.

Megjithatë, ai tha një komision i përbashkët do të shikojë për korrigjimet.

“Kjo çështje mund të konsiderohet problematike vetëm për dikë që dëshiron të krijojë probleme, ne s’dëshirojmë që të krijojmë probleme në asnjë nga adresat tona dhe jam i sigurt që do t’i përmbahemi dokumenteve që kemi nënshkruar dhe se përmes punës së komisionit të përbashkët për demarkacion do të krijojmë kushtet e domosdoshme për korrigjime për të cilat do të pajtohemi që do të kontribuojë që ky kufi në demarkacionin e tij të jetë i logjikshëm dhe të jetë ashtu siç duhet të jetë dhe të mos shërbejë si burim i mosmarrëveshjeve dhe rrezikimit të marrëdhënieve tona”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi rreth një muaj më parë se do ta diskutojë me liderët shtetëror të Malit të Zi çështjen e demarkacionit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci