Të fundit

“Jam krenar për punën që kam bërë”

Asamblisti i Vetëvendosjes, Ilir Gashi, i cili ka qenë pjesë organizatës Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsimim (AKEA), puna e së cilës u pezullua, mbi dyshimet se promovonte ekstremizëm, ka thënë se ndihet krenar për punën që ka bërë.

Ai madje ka mohuar se organizata që ishte pjesë e saj ka qenë e rrezikshme,

“Unë kam qenë pjesë e kësaj organizate, kam qenë kryetar i saj për Prizren, kemi pasur shumë degë në Kosovë. Jam krenar me punën që kam bë aty. Nga AKI-ja asnjë raport asgjë s’kemi pasur. Na ka pezulluar Ministria e Administratës Publike. Nuk ka pasur të drejtë me na pezullu. Nuk e dimë pse është marrë ky vendim në 2014. Nuk na kanë dhënë sqarime. Na e kanë pezullu aktivitetin, diçka e panjohur ligjërisht. Ministria ka faj për këtë pezullim”, tha Gashi për Sinjalin.

Organizatës Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsimim, i ishte pezulluar puna me vendim të MPB-së, duke u bazuar në informacionet e Policisë dhe AKI-së, mbi dyshimet se promovonte ekstremizëm.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci