Të fundit

“Kërcënimet” e Rusisë, Biden: ShBA do të punojë me Finlandën dhe Suedinë

Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot se SHBA do të punojnë me Finlandën dhe Suedinë për të qëndruar vigjilentë ndaj çdo kërcënimi ndaj sigurisë së tyre të përbashkët, ndërkohë që anëtarësimi i dy vendeve në NATO është duke u shqyrtuar, raporton Sky News, transmeton Paparaci.

Në një deklaratë, Biden tha se ai mbështet fuqimisht aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, të cilat ai tha se do të “forconin më tej bashkëpunimin tonë të mbrojtjes dhe do të përfitonin të gjithë Aleancën Transatlantike”.

Të dy vendet kanë paraqitur zyrtarisht aplikimet e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në një “moment historik” të nxitur nga shqetësimet e sigurisë mbi pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Aplikimet tani do të shqyrtohen nga 30 vendet anëtare të aleancës ushtarake, ndërsa procesi pritet të zgjasë disa javë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci