Të fundit

Suedia dhe Finlanda mund t’i bashkohen NATO-s në ‘dy muajt’ e ardhshëm’

Ambasadorja amerikane në NATO ka thënë se aleanca ushtarake po përpiqet të përshpejtojë procesin për të siguruar që Suedia dhe Finlanda të bashkohen në “dy muajt e ardhshëm”.

Duke folur me redaktoren politike të Sky News, Beth Rigby, Julianne Smith tha se javët e fundit anëtarët e NATO-s janë “bashkuar për të provuar dhe shqyrtuar mënyra se si ata mund të reduktojnë afatet kohore që rrethojnë procesin” që do t’i bënte të dy vendet të pranohen në aleancën ushtarake.

Smith tha se procesi ka zgjatur më parë “mbi një vit”, por shtoi se “të gjithë aleatët janë dakord që ky proces duhet të përshpejtohet”.

“Idealisht, mendoj se do të donim ta shihnim të realizohej brenda disa muajsh. Ky është qëllimi”, tha ajo për Sky News, transmeton Paparaci. 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci