Të fundit

Zbulohen kërkesat e Erdoganit për anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës

Presidenti turk Tajip Erdogan u ka thënë aleatëve se do t’i thotë “jo” ofertës së Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Në një intervistë me studentët, mediat e huaja shkruajnë se Erdogan tha: “Ne do të vazhdojmë politikën tonë në një mënyrë të vendosur. Ne u kemi thënë aleatëve se do t’i themi jo anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.”

Erdogan u ka bërë thirrje dy vendeve që të pezullojnë çdo mbështetje financiare për grupet e lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, të cilën Ankaraja e konsideron një organizatë terroriste.

Gjithashtu kërkohet ndalimi i punës dhe ekzistencës së këtyre organizatave në Finlandë dhe Suedi.

Miratimi i kërkesës së Finlandës dhe Suedisë nga Turqia për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore është vendimtar sepse NATO i merr vendimet me konsensus. Secili prej 30 vendeve anëtare ka fuqinë për të vënë veton ndaj një oferte anëtarësimi.

Erdogan ka thënë se kundërshtimi i Turqisë rrjedh nga shqetësimet dhe ankesat e saj të sigurisë me mbështetjen e perceptuar të Suedisë – dhe në një shkallë më të vogël të Finlandës – për Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, dhe një grup të armatosur në Siri që Turqia e sheh si një zgjatje të PKK.

Konflikti me PKK-në ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz që nga viti 1984.

Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ishte “i bindur se do të arrijmë në një vendim të shpejtë për të mirëpritur Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me familjen e NATO-s”, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë.

“Ne po trajtojmë shqetësimet që ka shprehur Turqia sepse kur një aleat i rëndësishëm (si) Turqia ngre shqetësime për sigurinë, ngre çështje, atëherë sigurisht e vetmja mënyrë për t’u marrë me këtë është të ulemi dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët,” u tha ai gazetarëve.

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht të mërkurën për t’u bashkuar me organizatën më të madhe të sigurisë në botë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci