Të fundit

Zelenski shpallet njeriu më me ndikim i vitit në revistën “Time”

Presidenti ukrainas Zelenski ka kryesuar sondazhin e vitit 2022 “Time 100” si njeriu më me ndikim i vitit.

Gjithsej u mblodhën 3.3 milion vota nga të cilat 5% votuan për Zelenskin si personazh i vitit.

Më parë për kopertinën e revistës, presidenti ukrainas tha se e dinte që shumë njerëz nga e gjithë bota dhe e kanë ndjekur nga afër gjatë gjithë konfliktit.

“Ti e kupton që ata po të shikojnë dhe je një simbol për ta. Atëherë duhet të veprosh ashtu siç do duhet të vepronte kreu i shtetit,” ka thënë ai.

Në vendin e dytë në sondazh ishte pronari i ri i Twitter dhe CEO i Tesla-s e Space X, Elon Musk me 3.5% të votave dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson në vendin e tretë me 3.4% të votave të publikut.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci