Komisioni për Konflikt të Interesit në Kroaci vendosi unanimisht se ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozhiq, ka shkelur ligjin kur ia ndau vetes një apartament banesor të shtetit në kohën kur ishte ministër i Pronës Shtetërore.
Shkelja e ligjit është konstatuar, siç është bërë e ditur, bazuar në tri vendime të nënshkruara nga Banozhiq në vitin 2019.
“Kur zyrtarët gjenden në situata për të vendosur vetë, atëherë ata nuk mund të nënshkruajnë. Në situata të tilla duhet të deklarohen, të përjashtohen nga vendimmarrja dhe t’i delegohen përgjegjësitë një personi tjetër”, tha anëtari i komisionit Davorin Ivanjek, shkruan Index.hr.
Komisioni i shqiptoi ministrit Banozhiq një dënim me gjobë prej rreth 9 mijë eurove, apo 7 mijë kuna kroate.
