Të fundit

Gjinekologu Dërgut Aliu dekorohet nga presidenti i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, më datë 18. 05.2022 ka dekoruar me urdhrin “Nënë Tereza” gjinekologun e njohur nga Presheva, Dërgut Aliu për kontributin e dhënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, kryesisht në zonën e Llapit.

“Për kontributin e shquar si mjek, në ndihmën e dhënë për qytetarët e Kosovës gjatë luftës së viteve 1998 – 99,sidomos në zonën e Llapit. Me mirënjohje për ndihmën e pakursyer si humanist në promovimin dhe zhvillimin e Luginës së Preshevës, si dhe forcimin e lidhjeve profesionale, kulturore dhe në çdo fushë tjetër, mes Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në dekoratë.

Aliu është një nga gjinekologët më të njohur në Kosovë e Shqipëri, për trajtimin e shumë patologjive gjinekologjike.

Dr. Dërgut Aliu,është edhe drejtor i Spitalit Lindja në Prishtinë. Përveç gjinekologjisë me obstetrikë, ofrohen edhe shërbime për pediatri, urologji, si dhe laborator.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci