Portieri shqiptar, Thomas Strakosh raportohet se ka arritur marrëveshje me skuadrën angleze, Fulham.
Sipas Gianluca Di Marzios, Strakosha do ta vazhdojë karrierën në Premierligë ku ka arritur marrëveshje me klubin anglez për një periudhë 4-vjeçare.
Strakosha i thotë lamtumirë Lazios pas 207 paraqitjeve me ekipin e parë, me të cilin fitoi dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.
