Të fundit

Veturat “fluturojnë” në Rrugën e Kombit, u merret leja dhjetëra shoferëve

Rruga e Kombit, që lidh Kosovën me Shqipërinë, është një nga akset ku çdo vit ndodhin me dhjetëra aksidente me vdekje. Shkak në shumicën e rasteve janë gabimet e shoferëve dhe shpejtësia.

Këtë gjë e dëshmon edhe monitorimi i Policisë Rrugore me makinë inteligjente dhe radarë automatikë, e cila në pak orë ka pezulluar 78 patenta.

Në këtë rrugë ku shpejtësia e lejuar është 100 kilometra për orë, një prej shoferëve të gjobitur po udhëtonte me 218 km/h.

Përveç shoferëve që u është hequr patentat, policia ka gjobitur me qindra drejtues për shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, raporton “Euronews Albania” të shtunën.

Këta shoferë janë ndëshkuar me gjobë nga 30 deri 80 euro.

Me dhjetëra shoferë të tjera janë kapur në shkelje të dyfishtë, përveç shpejtësisë dhe me telefona në duar apo pa rrip sigurimi.

Gjithashtu policia thotë se mbi 80 shoferë u kapën me shpejtësi, telefon dhe pa rrip sigurimi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci