Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë ka njoftuar se ka zgjedhur Ali Berishën kryetar të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Lajmi u bë i ditur në një postim nga faqja zyrtare të AAK-së në Pejë.
“Sot, në prezencën e 327 delegateve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota absolutë Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!”, thuhet në kumtesë.
