Të fundit

“Turp”, deputetja e AAK-së e ashpër ndaj Kurtit, përmendën Vuçiqi e Millosheviqi

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se skandalet e Albin Kurtit vazhdojnë, pasi sipas saj, shefi i qeverisë tani paska shfajësuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për krimet në Kosovë duke thënë se krimineli Sllobodan Millosheviqi nuk e ka pyetur Vuçiqin.

Ajo tha se përpos se është konstatim i pasaktë, “nuk e kuptojmë pse Kurti ia bën këtë nder Vuçiqit, kur i njëjti ka mohuar gjenocidin në Kosovë?”.

“E në anën tjetër armata e rrjeteve sociale të VV-së, rri e mobilizuar natë e ditë për të linçuar kundërshtarët politikë, vetëm pse ata mbrojnë vlerat e shenjta të luftës së UÇK-së.
Sa poshtë ka ra Kurti”, shkroi ajo në Facebook.

“Nga kushti që para dialogut Serbia duhet të kërkojë falje për krimet, e deri te amnestia për udhëheqësit serb. Kur u afrua kaq shumë me presidentin serb? Çfarë halli e shtyen ta amnistojë atë, nga krimet e kryera kundër popullit të Kosovës? Turp!”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci