Të dielën pati raportime se kryeministri Albin Kurti ka marrë 5 mijë 280 euro mëditje pasi për një ditë të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, mëditja është 330 euro.
Lidhur me këtë ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai shkroi se shefi i qeverisë nuk merr mëditje për udhëtimet jashtë vendit.
“Kryeministri Kurti nuk merr mëditje. Sipas ligjit edhe mund t’i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit”.
“Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, shkroi ai.
