Të fundit

Dalin pamjet nga festat e ‘shfrenuara’ të qeverisë britanike gjatë karantinës

Kryeministri britanik Boris Johnson prej kohësh po përballet me drejtësinë për shkak të festave të shfrenuara që organizoi në vitin 2020, teksa e gjitha bota ishte nën izolimin e karantinës për shkak të Covid-19.

Së fundmi mediat britanike kanë publikuar imazhe nga një prej këtyre festave, teksa skandali thellohet për shkak se raportohet që gjatë asaj periudhe janë organizuar mbi 10 evente në shkelje të masave të qeverisë.

Në imazhet e publikuara, Johnson shfaqet duke ngritur një gotë verë përpara një tavoline të mbushur me shishe në prani të dhjetëra personave të tjerë. Po ashtu, nga fotoja mund të dallohet se festa ishte organizuar në zyrën e tij qeverisëse. Johnson u gjobit për organizimin e vetëm 3 festave, teksa këto zbulime pritet që të lëkundin pozicionin e tij në krye të kabinetit qeverisës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci