Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se “lufta brutale dhe e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës ka shkaktuar një katastrofë njerëzore”, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Duke folur në hapjen e samitit Quad midis liderëve të SHBA-së, Japonisë, Australisë dhe Indisë, ai tha: “Më duket se Putini po përpiqet të shuajë një kulturë”.
“Ai nuk po synon më as objektiva ushtarake, ai po heq çdo shkollë, çdo kishë… sikur të përpiqet të zhdukë kulturën ukrainase dhe bota duhet të merret me të dhe ne jemi”.
