Të fundit

Deputeti i VV-së e konsideron korrekt konkursin e anuluar të KEK-ut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se konkursi i anuluar i Korporatës Energjetike të Kosovës për plotësimin e 150 pozitave të lira të punës, ka qenë korrekt dhe, sipas tij, nuk duhet të merren si të mirëqena kritikat e opozitës.

Konkursi për plotësimin e 150 pozitave të lira të punës u anulua më 6 maj. Për të pati dyshime për dallavere në punësimin e më shumë se 100 personave. Opozita kritikoi pushtetin se punësoi familjarët e vet në këtë konkurs.

“Kritikat që i bën tash opozita, duhet të faktohen me Zyrën Kombëtare të Auditimit, ashtu siç u bë me gjetjet për vitet 2018, 2019, 2020. Nuk duhet me i marrë si të mirëqena kritikat nga njerëzit që nuk kanë lënë asnjë familjar pa punësuar. Ne jemi të hapur për hetim të çdo parregullsie. Konkursi ka qenë korrekt, me aq sa kam pa. Ka rëndësi mënyra qysh janë zgjedh, a kanë qenë të merituara. Në atë konkurs janë punësuar edhe aktivistë të LDK-së, PDK-së e AAK-së”, ka thënë Rrahmani në “60 Minuta” të KTV-së.

Sipas tij, Zyra e Rregullatorit Energjetik dhe Qeveria duhet të marrin hapat e duhur për të mos mbetur në një ngërç energjetik, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të mos lejuar shtrenjtimin e faturave.

“ZRRE-ja e Qeveria duhet të marrin hapat e duhur për zhbllokimin e kësaj situate, për të mos mbetur në një ngërç energjetik, sidomos në këtë kohë. ZRRE është institucion i pavarur, nuk mund të ndërhyjmë. ZRRE-ja nuk i ka marrë parasysh të gjitha rekomandimet e Qeverisë kur ka vendosur për shtrenjtimin e faturave”, shtoi Rrahmani.

Për raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”, Rrahmani ka thënë se gjetjet kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha dhe kanë pasur efekt direkt në keqmenaxhimin e parasë publike.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci