Të fundit

Kurti përball Vuçiqit në Forumin e Davosit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtar.

Në disa fotografi të publikuara nga ky takim, Kurti shihet i ulur përball presidentit serb Aleksandar Vuçiqi, i cili poashtu po merr pjesë në këtë Forum.

Në këtë mbledhje, prezent është kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Nis takimi i kryeministrit në nivel të lartë Dritan Abazoviq, së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thuhet në njoftimin në Twitter, ku janë postuar edhe fotografitë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci