Të fundit

Berisha ftohet në Kombëtaren e Norvegjisë

Golashënuesi më i mirë i elitës së futbollit të Norvegjisë këtë sezon, Veton Berisha, është ftuar nga Përfaqësuesja e Norvegjisë për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin qershor.

28-vjeçari është golashënuesi më i mirë i rangut më të lartë të futbollit norvegjez me gjashtë gola dhe si rezultat i paraqitjeve të mira ka marrë thirrjen nga përzgjedhësi Stale Solbakken. Berisha ka edhe katër asistime në nëntë ndeshje të luajtura.

Në listën e Solbakkenit është përfshirë edhe ylli i ri i Manchester Cityt, Erling Braut Haaland.

Norvegjia në ndeshjet e qershorit luan kundër Serbisë, Suedisë dy ndeshje dhe Sllovenisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci