Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 35 milionë eurove të cilat dedikohen për ekzekutimin e shtesave prej 100 eurove për punonjësit e sektorit privat.
Vendimi është miratuar në një mbledhje të ekzekutivit mbajtur sot, raporton Paparaci.
Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.
Mjetet e ndara do të ndahen për zbatimin e shtesës prej 100 Euro për punonjësit e sektorit privat.
