Ukraina ka urdhëruar t’i jepet fund udhëtimit pa viza për qytetarët rusë, duke përmendur nevojën për të përmirësuar sigurinë kufitare në vazhdën e pushtimit të Moskës, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Më parë, shtetasit rusë lejoheshin të vizitonin Ukrainën fqinje pa viza.
Në një urdhër të postuar në faqen e internetit presidenciale, presidenti Volodymyr Zelensky tha se ai mbështeti një peticion të paraqitur nga një qytetar që kërkonte që kjo praktikë të përfundojë.
“Në sfondin e agresionit të plotë rus, çështja e ngritur është e rëndësishme dhe jetike. Unë mbështes nevojën për të forcuar kontrollet mbi hyrjen e qytetarëve rusë”, tha ai.
Zelensky tha se i kishte dërguar një letër kryeministrit Denys Shmyhal duke i kërkuar që të punonte për këtë çështje.
Ai nuk dha detaje të tjera.
Presidenti rus Vladimir Putin në fillim të muajit të kaluar nënshkroi një dekret për vendosjen e kufizimeve të vizave për qytetarët e vendeve që Moska i konsideron “jomiqësore” – përfshirë Ukrainën.
