Elsona, një vajzë e re 20-vjeçare shqiptare, ka rrëfyer historinë e dhimbshme të familjes së saj në një emision televiziv të dielën.
Ajo është fëmija i dytë dhe ka 3 vëllezër. Martesa e nënës së saj, Angjelinës nuk ka qenë aspak e lumtur. U desh vetëm një vit që Angjelina të ishte viktimë e dhunës për shkak të alkoolit që bashkëshorti konsumonte.
Gjatë shtatëzanisë me njërin nga djemtë e saj, nëna e Elsonës është kthyer të prindërit e saj, por as atje nuk gjeti mbështetje, andaj ajo detyrohet prap të kthehet te bashkëshorti i saj.
“Asgjë nuk ndryshoi”, kështu tha Elsona duke qenë dëshmitare e këtyre ngjarjeve të dhimbshme, raporton Tv Klan.
“Kanë filluar torturat që në atë kohë dhe ka pasur shumë raste që i kam parë vetë”, kishte thënë Elsona.
Ardit Gjebrea: I ke parë vetë? Ke qenë dëshmitare?
Elsona: Po, kam qenë dëshmitare. Ka qenë një rast, se babi sa herë pinte, vinte në shtëpi dhe i gjuante direkt mamit, shumë.
Ardit Gjebrea: Edhe në syrin tuaj?
Elsona: Po, i gjuante shumë dhe mami vetëm binte në tokë e nuk ndiente asgjë. Ka pasur raste e ka lidhur në krevat me litar, e rrihte shumë.
Ardit Gjebrea: Po ju çfarë bënit?
Elsona: Ne ishim të vegjël, unë mundohesha ndonjëherë të ikja fshehurazi ta zgjidhja mamin, të bëja ndonjë gjest, por ai më shtynte, më gjuante, rapoton Tv Klan.
