Të fundit

Veto ndaj Shqipërisë për “çështjet që nuk ekzistojnë”?

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në një intervistë për “Skai”, iu kthye vizitës së tij në Shqipëri, ku ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi se shpreson që Shqipëria dhe Greqia të diskutojnë me një qasje konstruktive jo vetëm çështjen e kufirit detar, por edhe çështje të tjera të vështira si ligji i luftës apo çështja çame.

Në atë konferencë të përbashkët për shtyp, Dendias u përgjigj me një kërcënim: “Duhet të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do të na çojë në pasoja të shumëfishta, ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që mund të ndikojnë në itinerarin tuaj në Evropë”.

Ministri i Jashtëm grek përsëriti se bëhet fjalë për “një çështje që nuk ekziston” dhe shtoi se përgjigjen e dha në moment, “që të mos kishte keqkuptime”.

Gjithashtu, shtoi se në takimin që pati me kryeministrin Edi Rama, përshtypja ishte se vizita e tij në Shqipëri ishte “jashtëzakonisht e suksesshme”.

“Përgjigjja është dhënë dhe nuk ka keqkuptime nga asnjëra palë. Nuk mendoj se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të mbahen peng nga ajo çështje në veçanti, që pala greke e quan me të drejtë joekzistuese”.

Kur u pyet nëse Greqia mund të vendosë veton ndaj Shqipërisë për negociatat për integrimin, Dendias u përgjigj: “Nuk dua që të flas për qëndrime në lidhje me çështje hipotetike. Shqipëria ka bërë zgjedhjen e saj, që është Bashkimi Evropian, dhe rrjedhimisht edhe partneriteti me Greqinë. Shqipëria i qëndron kësaj zgjedhjeje, me të gjitha politikat që ajo përfshin./A2

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci