Një përleshje me mjete të forta ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën “Bajram Kelmendi në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Paparacin se nga kjo përleshje janë lënduar dy persona.
Tutje ajo ka bërë të ditur se një person është shoqëruar në polici.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të forta , janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar një person i cili ka qenë i përfshirë më përleshje”, tha ajo për Paparacin.
Rasti po hetohet nga Policia.
