Të fundit

Vraja e 30 vjeçarit, flet Kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari

30-vjeçari Gazmend Hyseni ka mbetur i vdekur në orët e para të së shtunës në Ferizaj si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë zjarri ndaj tij nga Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta.

Ndërkohë, që në një prononcim për Paparacin Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka dhënë detaje për rastin.

“Një person është vrarë. I dyshuari është në spital për shkak se i njëjti nuk i është ndalë urdhrave të policisë dhe janë detyruar me gjuajte me armë. Ai është në spital. Motivet e vrasjes ende nuk dihen për shkak se ende nuk janë intervistuar dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes”, tha ai për Paparacin.

Tutje ai shtoi se Inspektorati Policor ka filluar hetimet ndaj daj zyrtarit të Policisë së Kosovës i cili ka shtënë në drejtim të të dyshuarit.

Policia sot njoftoj se rasti ka ndodhur rreth orës 00:53 rrugën “Rexhep Bislimi”.

“Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Policia ka shtuar se në vetëmbrojtje, zyrtarët policorë e kanë plagosur të dyshuarin, pasi i njëjti iu ishte drejtuar me armë policëve.

I arrestuari për vrasjen në Ferizaj, vëllai i reperit “Buta”

I arrestuari për vrasjen në Ferizaj, vëllai i reperit “Buta”

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci