Gjyqtarit Gramoz Shala i është besuar ndeshja e barazhit mes Malishevës dhe Vushtrrisë.
Shala do të ketë edhe ndihmën e Drilon Rexhepit dhe Altin Zhegrovas në këtë ndeshje.
Ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Malishevës do të zhvillohet sot me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
