Të fundit

Agjencia për Informim dhe Privatësi ndalon përpunimin e të dhënave biometrike në UP

Agjencia për Informim dhe Privatësi, pasi ka zhvilluar inspektim lidhur me mbikëqyrjen e ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave biometrike në Universitetin e Prishtinës, ka konstatuar se Universiteti i Prishtinës ka instaluar pajisje e cila përpunon të dhënat biometrike (tiparet e fytyrës) me qëllim të identifikimit gjatë regjistrimit të hyrjes dhe daljes së punëtorëve gjatë orarit të punës.

Me këtë rast, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka nxjerrë vendim, me të cilin ka ndaluar përpunimin e të dhënave biometrike, si dhe ka obliguar fshirjen dhe shkatërrimin e tyre.

“Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përcaktuar se përpunimi i të dhënave biometrike për qëllim të identifikimit të një personi fizik në mënyrë unike, parimisht është i ndaluar. Prandaj, ky përpunim mund të bëhet vetëm nëse domosdoshmërisht kërkohet për sigurinë e njerëzve, pronës, mbrojtjen e të dhënave konfidenciale, dhe sekreteve të bizneseve, nëse kjo nuk mund të arrihet me mjete më të lehta dhe duhet të jetë proporcional me qëllimin e vendosjes”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci