Të fundit

Ngjarjet kryesore për ditën e sotme

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” organizon konferencaën vjetore shkencore ndërkombëtare ‘Identiteti Shkencor dhe Kreativiteti në një Botë të Ndryshuar’. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 10:00)

– Shkolla fillore dhe e mesme British School of Kosova organizon festën e 1 qershorit. (Ambientet e British School of Kosova, ora 10:00)

–  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe projektligjin për markat tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

– Në rënien e heroit Rasim Kiqina dhe Ragip Halilaj mbahen homazhe. (Varrezat e dëshmorëve në Morinë të Skenderajt, ora 10:00)

– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 10:30)

– Agjencia Kosovare e Privatizimit do të bëj pranim-dorëzimin e Ndërmarrjes së Re Agrosova pasi është urdhëruar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për kthimin e aksioneve tek blerësi. (Objektet e Agrokosovës, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

– Mbahet konferencë për media e Kombëtares U21 (Kampi Nacional Hajvali, ora 16:00)

–  Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” organizon ceremoninç e Çmimeve “Marin Barleti” që i dedikohet arritjeve akademike në arsimin e lartë, kontributeve thelbësore kërkimore, çështjeve të reja, ideve, bashkëpunimit dhe perspektivave ndërkombëtare. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 16:00)

– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 (Kampi Nacional Hajvali, ora 17:00)

– Fillon edicioni i pestë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2022 i cili do të mbahet me temën  “Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”. (Parku i Inovacionit dhe Teknologjisë në Prizren, ora 18:00).

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci