Dhimbje e madhe. Bota e futbollit në Australi është tronditur pas lajmit se bashkëshortja e ish-futbollistit të Chelseat dhe disa skuadrave spanjolle, Ulises Davila, Lily, vdiq në gjumë të shtunën.
Ulises Davila, aktualisht luan për skuadrën e kategorisë së parë australiane, Macarthur FC.
Tragjedia ndodhi në rrethana ende të pashpjegueshme dhe një numër i madh i klubeve të Ligës Australiane i shprehën ngushëllime futbollistit.
“Të gjithë në këtë ligë janë të pikëlluar nga informacioni se Lily, gruaja e Ulises Davile, ndërroi jetë gjatë natës”, thuhet në një mesazh të A-Ligës, ndërsa klubi i tij, MacArthur FC, gjithashtu mbështeti mesfushorin me një mesazh emocionues.
“Klubi i shpreh ngushëllime Ulisesit, djalit të tij, si dhe pjesës tjetër të familjes”, thuhet në mesazhin e Macarthur FC.
We are saddened to hear Ulises Dávila's wife, Lily has tragically passed away overnight.
The club would like to express its heartfelt condolences to Uli, Uli Jnr and the extended family during this difficult time. ❤️ pic.twitter.com/I9uwYvaiOp
— Macarthur FC (@mfcbulls) May 30, 2022
Deri më tani nuk ka informacione se çfarë e shkaktoi tragjedinë.
Davila, i lindur në vitin 1991, ishte lojtar në kontratë me Chelsean nga viti 2011 deri në 2015, por nuk la asnjë gjurmë në ekipin e parë, kështu që meksikani ishte huazuar tek Vitesse, Sabadell, Cordoba, Tenerife, Vitoria Setubal. /Paparaci.com
