Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të vendosë për seancën e radhës paralamentare për shkak të mungesës së kuorumit.
Pas mbledhjes, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se është arritur pajtimi mes anëtarëve të kryesisë që në një mbledhje të Kryesisë e cila do të mbahet gjatë kësaj jave, do të vendoset për datën e seancës së re.
Ai tha se Kryesia e Kuvendit të mblidhet gjatë kësaj jave për ta caktuar seancën për ditën e hënën seancën në të cilën do të trajtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.
Ndërkaq, pika për shqyrtimin e Projektligjit për Trustin, siç tha Tahiri, është arritur dakordim që të caktohet në një seancë tjetër gjatë javës së ardhshme.
“U dakorduam që ditën e hënë, të hënën e ardhshme, do të mbahet seanca e radhës. Po ashtu, do të përcaktojmë rendin e ditës për seancën në të cilën do të trajtohet pika për çështjen e Trustit”, tha ai.
