Të fundit

Qosja thotë se BE-ja e mbështet Bashkimin Kombëtar, i kërkon Kurtit të veprojë

Akademiku Rexhep Qosja së fundi ka bërë një intervistë për një gazetë nga Shqipëria, e në të cilën vazhdon t’i mëshojë idesë së Bashkimit Kombëtar përkundër që Kosova vazhdon hapat shtetndërtues dhe drejt fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Ai ka lavdëruar edhe punën e bërë nga kryeministri Edi Rama por edhe punën e bërë nga kryeministri Albin Kurti.

“Posaçërisht i dukshëm është kontributi i Albin Kurtit ndaj çështjes kombëtare. Këtë që në krye të herës e ka dëshmuar edhe emri i Lëvizjes së tij: Vetëvendosje”, ka thënë Qosja në intervistë.

Por, më pas ai ka kërkuar Bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe të Shqipërisë me Kosovën në dy referendume që do të organizoheshin në dy shtetet tona.

Ai pretendon se ka “intelektualë, studiues shkencorë, publicistë” të cilët e kuptojnë dhe e përkrahin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Madje, qosja shton se BE-ja do ta kuptojë edhe vetë pas pranimit të Kosovës dhe Shqipërisë në këtë bllok se “më e drejtë do të ishte” sikur të kishin vetëm një shtet shqiptar.

“Qoftë edhe për këtë arsye ata, pa ngurrime, pa dronë e sotme mos po i shqetësojnë kolegët evropianë, ata, duhet t’ua shqiptojnë atyre idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë si zgjidhje e çështjes kombëtare shqiptare, që është në interesin edhe të vetë Bashkimit Evropian”, shprehet Qosja.

Qosja kishte bërë bujë të madhe në opinionin publik edhe para dy muajsh kur shprehej me terme rugoviste përkundër që dikur kundërshtonte presidentin e parë të Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci