RedBird Capital Partners mund të njoftojë sot blerjen e klubit të Milanit pasi Gerry Cardinale, pronar i kompanisë, ndodhet në Milano për të vënë në letër marrëveshjen me Elliott.
Të dy palët besohet se kanë rënë dakord për një marrëveshje prej 1.3 miliardë euro.
Përndryshe, kompania RedBird Capital Partners janë edhe aksionarët pakicë të Liverpool-it.
Cardinale ishte në Milano javën e kaluar për të festuar Scudetton e Milanit dhe u kthye dje për të nënshkruar dokumentet dhe për të përfunduar marrjen e klubit, raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Pronarëve të rinj do t’ju duhen edhe dy muaj për të marrë kontrollin e plotë të klubit, por Cardinale është tashmë operativ dhe pritet të takohet me Paolo Maldinin më vonë këtë javë për të diskutuar planet e transferimit të klubit për verën.
