Edvin Kurtulus ka vazhduar të flasë rreth Kosovës, pasi vendosi ta braktiste përfaqësuesen A për Suedinë.
Futbollisti me prejardhje kosvare ishte pjesë e grumposhave të reja te Përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa pikërisht kur mori ftesën për ekipin A, Kurtulus vendosi të bashkohej me Suedinë.
Pasi mori kritika të shumta, futbollisti 22-vjeçar tha se nuk i intereson për mendimet e të tjerëve, teksa ka pranuar se ishte e vështirë.
“Po mundohem ta fiki telefonin, t’i çaktivizojë njoftimet dhe të mos i shohë fare. Është lehtë të thuash gjithçka është në rregull, por në realitet është pozitë e vështirë. E di që ka shumë urrejtje. Por, po mundohem ta tejkalojë duke u fokusuar në futboll, në performancën time që duhet ta bëj në fushë”, ka deklaruar Kurtulus për mediat suedeze.
“Jam përpjekur të mos merrem shumë me ato çfarë thuhen për mua. Pavarësisht zgjedhjes, do të urrehesha. Në fund, zgjedhja ishte ajo që mendoja së është më e mira për mua dhe kjo ishte Suedia”, ka theksuar Kurtulus.
