Të fundit

Abetarja e përbashkët, Shqipëria dhe Kosova mblidhen në MASHT

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit është duke u mbajtur takimi i përbashkët ndërmjet Komisionit nga Kosova dhe atij të Shqipërisë për abetaren e përbashkët.

Në këtë takim po diskutohet për unifikimin e një abetare shqip, e që do të përdoret në të dy anët e kufirit.

Këtyre takimeve i ka paraprirë një vizitë e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci më 16 prill të këtij viti në Shqipëri.

Nagavci pas takimit me homologen shqiptare Evis Kushi, kishte shkruar në Facebook se u njoftuan për punën e deritashme të këtyre komisioneve.

“U njoftuam nga afër për punën që është bërë deri në këtë periudhë, përkushtimin dhe angazhimin për një proces transparent, të hapur e të drejtë që mundëson një abetare me standarde bashkëkohore për vogëlushët tanë”, shkroi Nagavci në një postim në Facebook.

Në nëntor të vitit  të kaluar në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ishte nënshkruar marrëveshja për unifikimin e abetares.

“Do na duhet një punë cilësore që të bëjmë një libër të shenjtë laik të gjithë shqiptarëve që të mbetet si objekt i çmuar në të gjitha bibliotekat që si fëmijë e marrin si libër të çmuar për të mësuar dhe e mbajnë si kujtim. Të bëjmë një libër që dhe nga pikëpamja e objektit të jetë e veçantë”, kishte thënë Rama, më 26 nëntor.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detajet se kush do ta botoj “abetaren e unifikuar” apo kush janë konkurrentët nga shtëpitë botuese.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci