Të fundit

Gjuajtje me armë zjarri në Istog

Një person derisa ishte duke vozitur me veturën e tij ka shtënë me armë zjarri ndaj një personit në Istog.

Rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 11:00 në rrugën “Nëna Terezë”. Kështu konfirmoi Policia e Kosovës për Paparacin.

Zëdhënësi i PK-së, Fadil Gashi tha se viktima nuk është qëlluar dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

“Viktima nuk është qëlluar dhe nuk ka lëndime. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë. Deri tani në vendngjarje nuk është gjetur ndonjë dëshmi dhe nuk dihet çfarë arme mund të jetë përdorur”, deklaroi Gashi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci