Të fundit

Zinchenko i përlotur para ndeshjes me Skocinë, lutet që të përfundojë lufta

Futbollisti i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko, nuk mundi t’i mbante lotët teksa foli të martën në prag të ndeshjes kualifikuese të Ukrainës për Kupën e Botës kundër Skocisë.

25-vjeçari tha në konferencën për media se “çdo ukrainas ka ëndrrën kryesore – të përfundojë lufta”.

Kur foli për futbollin, Zinchenko tha se ëndrra e ukrainasve është që të kualifikohen në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Ndeshja gjysmëfinale e plejofit në mes të Skocisë dhe Ukrainës luhet të mërkurën në Glasgow. Është dashur të luhet më 24 mars, por u shty për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në finale të plejofit, fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Uellsin.

Për Ukrainën ndeshja me Skocinë vlerësohet me rëndësi të madhe, jo vetëm sportive.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci