Të fundit

I riu i vë flakën vetes në Stamboll

Skena tragjike u zhvilluan në Kullën Galata në Stamboll kur një 28-vjeçar i vuri flakën vetes. Më herët ai ka bërë shëtitje në zonë i veshur me kostumin e Charos.

I riu ka derdhur lëng të ndezshëm mbi rrobat e tij dhe më pas i ka vënë flakën vetes.

Tregtarët e zonës përreth kanë ndërhyrë me një zjarrfikës , ndërsa një turmë njerëzish kanë parë të tronditur teksa burri bie përtokë. Por, që atëherë askush nuk e ka ndihmuar dhe siç theksojnë shumë përdorues të Twitter-it turk, kanë qëndruar joaktiv përballë spektaklit të tmerrshëm, duke regjistruar vetëm incidentin me celularët e tyre.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca , të cilët e kanë dërguar në spital dhe janë konstatuar se kishte djegie të shkallës 2 dhe 3.

Në xhep iu gjet një biletë autobusi nga Konia Brenda çantës së djegur të të riut është gjetur një tabletë, të cilën policia e ka marrë dhe e ka hetuar. /Abcnews.al

https://twitter.com/disclosetv/status/1531724519659945994?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1531724519659945994%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fpamje-te-renda-i-riu-i-ve-flaken-vetes-ne-stamboll-per-te-dhuruar-show-njerezit-e-filmojne%2F

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci