Të fundit

MIT-i pagoi 299 mijë euro për tenderin e pronave, D+ evidenton shkelje procedurale

Organizata Demokraci Plus (D+) ka evidentuar një varg parregullsish procedurale në tenderin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për “Identifikimin dhe regjistrimin e pronave”, kontratë e cila është nënshkruar në vlerë prej 299,740 eurosh.

Sipas raportit, MIT-i më 29 shtator 2025 publikoi njoftimin për nënshkrimin e kontratës me grupin e operatorëve ekonomikë GEO N.N.SH., Vizion Project Sh.P.K., NEWS Sh.P.K. dhe GES Plan Sh.P.K.

Vlera e kontratës përfaqëson 99.91 për qind të vlerës së parashikuar nga autoriteti kontraktues.

D+ vlerëson se gjatë analizimit të dokumentacionit është konstatuar se vetëm një pjesë e kritereve të kualifikimit të përcaktuara në dosjen e tenderit ishin përmbushur nga operatorët ekonomikë. Në veçanti, sipas raportit, kërkesat për kapacitetet teknike dhe profesionale përmbanin elemente që mund ta kufizonin konkurrencën dhe ta cenonin trajtimin e barabartë të operatorëve.

Pas një kërkese për rishqyrtim të paraqitur nga GEO CAD Group Sh.P.K., MIT-i kishte miratuar pjesërisht pretendimet dhe kishte ndryshuar disa nga kriteret e tenderit.

Ndër të tjera, kërkesa për tre profesionistë me diplomë bachelor ose master në gjeodezi ishte reduktuar në një profesionist, ndërsa ishte konfirmuar nevoja që operatori ta posedonte një dron fotogrametrik.

Gjithashtu, ishte hequr kufizimi që trajnimet për QGIS të ofroheshin vetëm nga institucione të caktuara sipas shtetit të origjinës, ndërsa ishte sqaruar se certifikimi në këtë program shërbente si dëshmi për aftësitë profesionale në përdorimin e softuerëve GIS.

Megjithatë, D+ konstaton se pas këtyre ndryshimeve nuk ishte respektuar afati minimal ligjor për përgatitjen e ofertave. Formulari për korrigjimin e dosjes ishte publikuar më 26 maj 2025, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave ishte caktuar më 2 qershor 2025.

Sipas raportit, operatorëve duhej t’u sigurohej një periudhë prej së paku dhjetë ditësh për përshtatjen e ofertave me kërkesat e ndryshuara.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci