Gjysma e e kryeqytetit rajonal të Severodonetskut, në rajonin e Luhanskut, tashmë është nën kontrollin e trupave ruse, sipas burimeve ukrainase.
“Vija e frontit shkon në mes të qytetit. Lufta po vazhdon”, deklaroi sot kreu i administratës ushtarake lokale, Oleksandr Stryuk.
Severodonetsku është bastioni i fundit në rajonin e Luhanskut nën kontrollin e Ukrainës. Nëse Ukraina humbet kontrollin, udhëheqja ushtarake në Moskë dhe separatistët pro-rusë do të arrijnë një moment historik të rëndësishëm në luftë, që është kontrolli i plotë i Luhanskut.
Stryuk tha më herët se dy e treta e Severodonetskut ishte rrethuar nga trupat ruse. Përveç kësaj, 90% e ndërtesave ishin dëmtuar ose shkatërruar.
“Mesatarisht, çdo ditë vriten 100 pushtues rusë”, tha Stryuk.
Sulme të mëtejshme tokësore ruse u raportuan nga rajoni i Bakhmut në perëndim, ku forcat ruse kishin sulmuar fshatrat si, Zolote, Komyshuvakha, Berestove, Pokrovske dhe Dolomitne.
Sulmet në Bakhmut kishin për qëllim të shkëputnin Severodonetskun dhe Lysychanskun nga linjat e furnizimit. Rusia prej disa ditësh po synon të rrethojë forcat ukrainase.
