Të fundit

Dj PM provokon Sarën

Dj PM ka shfaqur pëlqim për Sarën dhe pothuajse gjithë pasditen e djeshme ata kanë diskutuar me njëri-tjetrin.

Simpatinë për blogeren ai e shfaqi që në klipin prezantues por zgjodhi që t’ja shprehte përballë ditën e sotme.

“Të pëlqej, je femër e brishtë dhe unë nuk guxoj të të ndryshoj. Je realisht femër e brishtë, komplimente”, tha ai.

Kjo deklaratë e vuri bukuroshen në siklet teksa nuk nguroi ta falenderonte për fjalët e bukura. Ndërkohë në diskutim e sipër, Dj PM e pyeti atë nëse ka pasur lidhje dashurie me djemtë nga Tirana.

Këtë pyetje ai e justifikoi me faktin se është shumë xheloz. “Jam tepër xheloz, a mund të di me sa djem nga Tirana ke dalë?”, pyeti ai.

Sarah nga ana tjetër u tregua e sinqertë duke u përgjigjur: “Nuk kam pasur një lidhje, vetëm njohje”.

Por jo vetëm kaq, pasi ai i drejtoi asaj një pyetje tepër të drejtpërdrejtë: “A ke pëlqim për mua?”.

Kësaj pyetje Sarah refuzoi t’i përgjigjej, por nga ana tjetër nuk e fshehu as sikletin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci