Të fundit

Haki Abazi deklarohet pas takimit me ambasadorin Hovenier

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është deklaruar pas mbledhjes së sotme të Komisionit për Punë të Jashtme ku i pranishëm ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Abazi tha se në këtë takim kanë rikonfirmuar lidhjen e marrëdhënieve speciale strategjike me SHBA-në, si dhe rrugëtimin e përbashkët euroatlantik.

“Natyrisht që rikujtuam disa prej aspekteve të ecjes së Kosovës drejt shtetndërtimit të plotë.Kjo do të vazhdojë, sepse në kontekstin gjeopolitik mund të ketë edhe çështje që diskutohen, por ato janë mes miqve mes partnerëve dhe kjo frymë do të vazhdojë.”, tha Abazi.

Abazi shtoi se Komisioni për Punë të Jashtme është platformë e hapur miqësore që të dëgjohen edhe këshillat e miqve, sidomos të ambasadorëve të SHBA-së që kanë prvojë të jashtëzakonshme në procesin unik të shtetbërjes.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci