Tre shefat e spiunazhit amerikan, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, kanë njoftuar se raporti i fundit i inteligjencës mbi gjendjen shëndetësore të Putinit, ka treguar se ka problem me pararojën e kreut të shtetit rus për të mbajtur pushtetin.
Shefat e mbajtur sqaruan se përkeqësimi i shëndetit të presidentit Putin do mund t’I bëjë më pak të mundshme perspektivat e luftës bërthamore, por vdekja e tij do të “shkaktojë kaos”.
“Lëvizja brenda Kremlinit nuk ka qenë kurrë më intensive gjatë sundimit të tij, të gjithë e ndjejnë se fundi është afër”, është shprehur një oficer i lartë i inteligjencës amerikane. Ndërsa një drejtues i lartë i Forcave Ajrore shtoi: “A është Putin i sëmurë? Absolutisht. Por ne nuk duhet të presim që ai të vdesë për të ndërmarrë veprime proaktive nga ana jonë. Një boshllëk pushteti pas Putinit mund të jetë shumë i rrezikshëm për botën”.
Kremlini nuk ka komentuar mbi operacionin e supozuar të kancerit, por kanë bërë me dije se presidenti Putin është në gjendje të mirë shëndetësore. Kujtojmë se fundjavën e kaluar ministri Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Putin nuk është keq në një intervistë për një television të Francës, shkruan Daily Mirror.
Dështimi i Putinit për të marrë pjesë në angazhimet kryesore dhe joprezenca e tij gjatë transmetimit televiziv shtetëror i ka hedhur më tej ‘benzinë ??zjarrit’.
Për më tepër, burimet e MI6 kanë pohuar se presidenti rus mund të ketë vdekur. Daily Star, ka shkuar më tej, duke raportuar se për paraqitjet e tij ështëpërdorur një trup i dyfishtë, sepse miqtë e Kremlinit do të donin të mbulonin vdekjen e tij.
