Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur medaljen e artë në Grand Slamin e Tiblisit në Gjeorgji.
Krasniqi triumfoi në finale ndaj xhudistes hungareze, Reka Pupp, pasi e mposhti me “wazari”.
Raundin e parë Krasniqi e kaloi pa luftë, ndërsa pas saj arriti tre fitore radhazi, për tu stolisur në fund me medaljen e artë.
Krasniqi ishte garuesja e vetme që po përfaqësonte Kosovën në Grand Slamin e Tiblisit.
