Kosova 3×3 në basketboll te meshkujt ka shënuar fitore ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë të grupit në parakualifikimet e FIBA Europe Cup, që po zhvillohen në Qipro.
Dardanët kanë mundur kuqezinjtë me rezultat 13:10.
Ndeshjen e dytë dhe të fundit, Dardanët e kanë ndaj Irlandës, që zhvillohet sot nga ora 14:50. Fituesit e grupeve plasohen në gjysmëfinale, ekipet që përfundojnë 2 dhe 3 në grupe, zhvillojnë edhe një eliminatore për gjysmëfinale.
Vetëm kampioni i turneut e fiton të drejtën për FIBA Europe Cup.
Në këto parakualifikimet marrin pjesë edhe vashat e Kosovës që janë në grup me Irlandën dhe Andorrën.
