Rep – artisti i mirënjohur, Unikkatil së shpejti pritet të vijë në Kosovë. Arsyeja e kësaj vizite është mbajta e një koncerti në Prizren.
Sipas burimeve të “Prive” koncerti do të zhvillohet këtë verë për inaugurimin e një klubi të ri në qytetin në fjalë.
Në maj të këtij viti reperi publikoi këngën “Po eci”. Ai pati thënë se kjo ishte kërkesë e shumë fansave të cilët i kishin shkruar vëllait të tij me rastin e ditëlindjes, duke pritur me padurim publikimin e ndonjë kënge të re.
Reperi i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka mbajtur koncertin më të madh të ndonjë artisti shqiptar.
Ai në vitin 2012-të në stadiumin e Prishtinës asokohe kishte arritur që t’i mblidhte hiç më pak se 25 mijë persona.
