Të fundit

Kunati i ministres Haxhiu mbështet PDK-në në Malishevë

Dardan Krasniqi që është vëllai i ish-kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Krasniqit, në një shkrimi në Facebook ka dalë kundër Nismës dhe kandidatit të tyre në garën për balotazh për këtë komunë.

Kunati i Albulena Haxhiut, Dardan Krasniqi, ka nënkuptuar që të përkrahet PDK-ja në Malishevë, pasi sipas tij, Nisma është ‘farë e keqe dhe nuk durohet edhe 4 vite”.

“Kjo bandë e vogël me sherre të mëdha duhet të bie me 14 nëntor! Kjo farë e keqe nuk durohët edhe 4 vite! Malisheva nuk ka nevojë për 8 kryetar ku më i vogli është Kastrati!”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Malishevasit në zgjedhjet e 17 nëntorit e kanë humbë mundësin e ndryshimit rrënjësor dhe zgjedhjën e artë që e kanë patur!

Tash në këtë momentum të balotazhit në Malishevë, duke analizuar e pëshuar në detale gjithçka, në përfundim nuk ka rëndësi a je i majtë ai djathtë, socialist a demokrat, pushtetin korruptiv mbi 8 vjeqar të “Nismo za Kosovo”, degradimin skajshmërishtë të çdo gjëje në Malishevë duhet me e ndëshkuar me votë!

Votuesit në Kosovë nuk e lanë me kaluar pragun! Tash Malishevasit duhet me rrezu në prag!

Kjo bandë e vogël me sherre të mëdha duhet të bie me 14 nëntor! Kjo farë e keqe nuk durohët edhe 4 vite! Malisheva nuk ka nevojë për 8 kryetar ku më i vogli është Kastrati!

E kuptojë se për shumë nga ne, miq e shok, nuk është e lehtë pjesëmarrja në votim më 14 nëntor, por një gjë e di se cili nga ne se ky pushtet në fund të fundit nuk durohet!…

Kam menduar 122 herë dhe jam bind mbi 121 herë!

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci