Ndërmarrja Publike Banesore ka dorëzuar zot kallëzim penal ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
NPB përmes një njoftimi në Facebook kanë shkruar se Aliu përmes veprimeve të tij ka tejkaluar kompetencat e tij.
“NPB qëndron e bindur që z. Aliu përmes veprimeve të tija ka tejkaluar përtej çdo dyshimi kompetencat e tij dhe kësisoj tashmë i ka shkaktuar dëm jashtëzakonisht të madh interesave ekonomike dhe pronësore të NPB-së. Në këtë kallëzim penal prej dhjetë faqesh e dhjetra faqesh prova, NPB ka argumentuar se si ku dhe si është shkelur legjislacioni në fuqi nga z. Aliu asisoj që i njëjti ka konsumuar veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të paraparë me Nenin”, shkruhet në njoftimin e tyre.
