Zakonisht pre e hakerëve bien ata që kanë numër të madh ndjekësish si dhe emra me ndikim, e kësaj radhe ishte Rona Nishliu e cila së fundmi përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se ka rënë pre e një sulmi kibernetik dhe Facebooku i saj është në duart e tjetër kujt.
Rona ka kërkuar ndihmë nga miqtë dhe ndjekësit e saj që të raportojnë faqen.
“Të dashur, ju lutem REPORT faqes sime te hakuar”, ka shkruar ajo.
Rona kohëve të fundit nuk është aktive me projekte të reja ndërsa sa i përket jetës personale artistja është nënë e dy vajzave.


