Këngëtarja Rina Balaj këto ditë po i kalon së bashku me të dashurin e saj Sin Boy, në një prej vendeve më atraktive bregdetare, në Santorini të Greqisë.
Këngëtarja që krahas muzikës është një prej femrave të estradës më të komentuara sa i përket linjave të saja trupore kësaj radhe ka provokuar fansat pëmes një fotosesioni të ri.
Rina solli për fansat e saj të shumtë në Instagram disa fotografi që kishin në fokus format e saj joshëse, teksa shihet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë hiri.
“Fotografi të realizuara nga një e panjohur, që nuk është më e panjohur”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e fotove.
Në ndërkohë këngëtarja ka lansuar disa projekte që do të jenë pjesë e albumit, pak ditë më parë ajo publikoi këngën “Aver”, e cila u mirëprit nga adhuruesit e saj.


