Kori Siparantum i cili tashmë ka shënuar suksese të njëpasnjëshme brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës, mbrëmë, bëri historinë për shtetin e Kosovës në Olimpiadën e Koreve Botërore, ”World Choir Games 2021”, përcjell Paparaci.
‘Siparantum’ është shpallur fitues në kategorinë, ‘The Open Competition – Musica Contemporanea’.
Kori mori pjesë në Olimpiadën më të madhe të muzikës korale, ku edhe Kosova u përfaqësua për herë të parë në garën – Olimpiadën më të madhe të muzikës korale në botë, ‘WORLD CHOIR GAMES 2021’.
Ndërkaq, në ‘WCG’ këtë vit garuan mbi 300 kore nga e gjithë bota.
Kori Siparantum garoi në ‘Open Competition’, në kategorinë “Contemporary Music” e cila u mbajt në sallën e njohur koncertale, ‘Queen Elizabeth Hall, Antwerp’ (Home of Royal Flemish Philharmonic.
